Josa para Apolonisë: Ne duam pikët

Para ndeshjes me Apoloninë nëesër në 13:00 në ‘Elbasan Arena’ trajneri Josa tha se Kukësi i tij i ka domosdoshmëri pikët.

Pavarësisht se kundërshtari ka të njëtin objektiv. Gashi? ‘Ne kemi ditur të suportojmë mungesat’ thotë tekniku i cili prek edhe temën e nxehtë te Kukësi, Limaj.

Josa:

Apolonia?Një ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne, ashtu edhe për Apoloninë. Kjo për vetë nevojën që kanë të dy skuadrat për pikë. Kemi parasysh që jo vetëm Apolonia, por cilado skuadër të jetë ne duhet të tregojmë respektin karshi kundërshtarëve. Duke respektuar kundërshtarët, respektojmë edhe punën tonë.

Nuk duhet të qëndrojmë me te ndeshja e kaluar, çfarë kemi bërë e çfarë jo, ne duhet të shohim ndeshjen me Apoloninë. Një Apoloni e cila në këtë periudhë është shumë e karikuar se në fund të fundit kërkon pikët që ka nevojë. Por këto pikë i duam edhe ne, kështu që është një ndeshje ku nuk kanë farë rëndësi vendi që kanë skuadrat në klasifikim por vazhdimësia e tyre.

Mungesa e Gashit? Unë kam thënë edhe një herë tjetër që ne na ka munguar Ibraimi, Eze apo Gashi, situata të cilat i kemi përballuar gjatë kësaj kohe edhe pse kemi pasur mungesat tona. Gashi është mungesë, do të doja që lojtarët t’i kem të gjithë në dispozicion, por përderisa mungesat janë pjesë e lojës nuk kemi si e shmangim.

Skuadra është e kompletuar, por kemi nevojë për rikuperimin fizik të lojtarëve . Edhe ne, edhe Apolonia luajtëm në një ditë ndeshje të forta dhe rikuperimi është kryesori për të dy skuadrat.

Limaj?Nuk merrem me individë, me intereson skuadra. Limajt i është dhënë shansi për të luajtur, mund t’i jepet përsëri në varësi të zhvillimit të ndeshjes, kështu që mua më intereson si do të shkojë skuadra dhe çfarë rezultatesh do të marrë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!