Vllaznia dy herë në shtëpi, Kukësi pret Apoloninë

Vllaznia- Bylis, e premte 13:00 (Shkodër)

Sërish kalendari i buzëqesh Vllaznisë.Fill pas barazimit shtëpiak me Kukësin, formacioni kuqeblu i drejtuar nga Tomas Brdariç, do të luajë në ‘Loro Boriçi me Bylis.

Skuadra ka treguar se ka rritje dhe në ballafaqimin e nesërm me mallakastriotët, teknikët do të kenë dy rikthime të rëndësishme si ajo e Herald Markut dhe e Aleksandër Isaevskit.

Ndërkohë në kahun tjetër Bylis. Beteja për mbijetesë është e ndezur dhe Bylisit do ti duhet të nisë të bëjë llogari pasi distanca me dy të fundit është reduktuar ndjeshëm. Skuadra e Dovedan vjen me moral të lartë.

2 fitore dhe 1 barazim në 4 takime por dhe me një kontigjent të plotë garantojnë lojë impenjative.

Kukësi-Apolonia, e premte 13:00 (Elbasan)

Në ‘Elbasan Arena’, Kukësi për të disatën herë si pritës. Do ndeshet me Apoloninë e Fierit e cila me të mëdhatë po shfaqet mjaft e karikuar. Pasi ndaloi Partizanin e Laçin me nga një barazim, nesër në fushë ndaj verilindorëvwe të Mirel Josës.

Kukësi do të vuajë mungesën e Gashit por në përbërje janë futbollistët e tjerë që kanë lënë dëmtimet e kartonët. Josa tha në konferencë:‘Duam pikët’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!