Vllaznia në fushë, kandidatët presin…

Procesi i privatizimit të Vllaznisë, përmes Ankandit është shtyrë dhe lajmi tashmë ka marrë dhenë. Mirpo një vendim i tillë për pezullimin e proçesit të Ankandit nuk është pritur aspak mirë nga publiku spotiv dhe gjithë ata që ishin të intersuar për të parë më në fund një klub të madh në duar të privatit.

Për më tepër që për pezullimin e Ankandit, aludohet deri në zvarritje të qëllimshme të këtij procesi për interesa të ndryshme. Gjithësesi tej zërave për ‘dashakeqësi’ informacioni i rrjedhur nga institucioni vendimmarrës shpjegon se strukturat përkatëse pranë Bashkisë Shkodër, po merren seriozisht me çështjen në fjalë.

Enkas për ti shkuar deri në fund procesit drejtuesit e institucionit vendor kanë ngritur një komision të ri të cilët pritet të shqyrtojnë ankesat që kandidatët e interesuar kanë paraqitur në adresë të Komisionit të Ankandit të shitjes së aksioneve së Vllaznisë.

Ndërkaq, përpos Alban Xhaferit sponsorit që ngriti në pak kohë në nivele të larta Vllazninë, të interesuar për aksionet e klubit janë edhe ish- presidenti kuqeblu Valter Fushaj dhe Almiro Gurakuqi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!