Dinamo në krye, Pogradeci mund Tomorin

Kategoria e Parë në grupi A u luajti dy ndeshje. Dinamo siguroi tre pikët pas fitores 1-0 përballë Veleçikut. Da Silva realizoi golin e fitores për ekipin blu në pjesën e dytë, teksa Olsi Uku e nisi me fitore aventurën në stolin dinamovit.

Ecuri prej kampioni e Erzenit të Bubeqit.Sot mundi në shtëpi 2-0 Vorën, sukses që ngjit Erzenin në vend të katërt me 15 pikë. Golat e fitores u realizuan nga Hima dhe Levendi.

Shtubina dhe Guiherme i dhanë tri pikë Egnatias në Vlorë sot ndaj Flamurtarit në krizë. Vendasit shkurtuan në fund përpes një autogoli të Aliajt.

Lushnja godet në shënjë teksa mund një ekip të dorëzuar si Elbasani i cili ende nuk ka marrë pikën e parë sezonale. Shifrat 3-1.

Fitore e rëndësishme e Pogradecit ndaj një Tomori të riformatuar gjatë janarit e plot pretendime. Në fund Abazaj arrin të shënojë të vetmin gol 1-0.

Besa nuk kalon në Cerrik, vetëm 0-0 me Turbinën vendase.

Shifrat Sot:

Grupi A:

Dinamo-Veleçiku 1-0

Erzeni- Vora 2-0

Grupi B:
Pogradeci- Tomori 1-0

Flamurtari- Egnatia 1-2

Lushnja- Elbasani 3-1

Turbina- Besa 0-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!