Flamengo shpallet kampion i Brazilit

Mes dithërimash, ekipi i famshëm brazilian Flamengo, shpallet kampion i Brazilit. Skuadra e Roxherio Ceni humbi ndeshjen e fundit në fushën e Sao Paulos për 2-1, por pas përfundimit të takimëve të tjera, kjo nuk e ka penguar Flamengon të festojë titullin kampion.

Titulli i dytë radhazi për ekipin më të dashur në Brazil dhe i shtati në histori. Pas Flamengos u renditën Internacional, Atletiko Miniero dhe Sao Paulo.

Verdiktet:

Flamengo kampion i Brazilit (titulli i 7-të)
-Flamengo, Internacional, Atlético Mineiro, Sao Paulo dhe Palmeiras (si kampion në fuqi i Amerikës së Jugut) në fazën e grupeve të Copa Libertadores
Santos në raundin e dytë kualifikues të Copa Libertadores
-Gremio dhe Fluminense në raundin e dytë të Copa Libertadores. Nëse

Gremio fiton Copa do Brasil 2020 (finale në 28 Shkurt dhe 7 Mars kundër Palmeiras) ata do të shkojnë direkt në fazën e grupeve. E kundërta Fluminense do të kualifikohet direkt.
-Athletico Paranaense, Red Bull Bragantino, Ceara, Corinthians, Atlético Goianiense dhe Bahia në Copa Sudamericana
-Vasco da Gama, Goias, Coritiba dhe Botafogo zbritën në Serie B.
-Chapecoense, América Mineiro, Juventude dhe Cuiaba në Serie A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!