Memelli: Kupa pret, fokusi ndeshja e radhës

Trajneri i Skënderbeut të Korçës, Migen Memelli, i kontaktuar nga ‘Sporti im.al‘ tha se skuadra që drejton prej disa javësh, do të bëjë gjithëçka për të qëndruar në Superiore.

Sipas ish- sulmuesit të famshëm pogradecar, Skënderbeu ka kualitete dhe me kalimin e ditëve do të vlerësojë në maksimum edhe kundërshtarin e turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë.

Goglat për Kupë, rezervuan Dinamon…

Një short i mirë edhe pse me një takim të vetëm në kryeqytet. Natyrisht kur të vijë momenti do vlerësojmë situatën dhe do impenjohemi. Sigurisht që kryesore për Skënderbeun, është ndeshja e radhës në kampionat. Renditja nuk favorizon”

Ndaj Bylis të shtunën…

Jemi duke punuar intensivisht. Ndeshja me Vllazninë, sidomos në fraksionin e parë na dha sinjale të forta se grupi di të imponohet. E tregoi edhe pjesën e dytë ndaj Teutës. Në seancat e fundit, djemtë kanë demostruar vemendje e dëshirë. Për fat të mirë e kemi grupin të plotë. Megjithatë në Ballsh pres që skuadra të japë mbi 100%”

Në radhë Kastrioti

Është herët të flasim për ndeshje që kalendari servir më vonë. Siç thashë për ndeshjen e Kupës me Dinamon edhe në këtë rast nuk kam një përgjigje specifike. Kuptohet që Skënderbeu kërkon pikë në çdo takim. Por më parë të përgatisim transfertën e radhës.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!