Sindikata: Protagonistët e ndeshjes së Ballshit të ndëshkohen pa mëshirë

Dhuna te Bylis- Laçi dje në ‘Adush Muça’, njollosi ndjeshëm imazhin e futbollit profesionist shqiptar.

Një veprim aspak i hijshëm i nigeriano- amerikanit Kirian Nuabueze ndërsa godet një lojtarë të Bylis pasi u ndëshkua me të kuq nga gjyqtari Lata, dhe sulmi barbar ndaj tij nga futbollistët vendas, civilë, e përkthyes, krijoji atë imazh të paprecedentë në minutat e pjesës së dytë.

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë ka reaguar sot teksa dënon ashpër ngjarjen e pazakontë duke ftuar e inkurajuar organet përkatëse të FSHF-së të tregohen konçizë dhe ndëshkues ndaj skenave të tilla të shëmtuara.

Reagimi i Sindikatës së Futbollistëve Profesinonistë të Shqipërisë.

Sindikata e Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë dënon fuqimisht aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen Bylis-Laci prej kujtdo që  vijnë ato.Është e papranueshme që fusha e futbollit të kthehet në arenë dhune e cila nuk kursen askënd.Sindikata mbështet plotësisht organet e disiplinës së FSHF me masat disiplinore që do të marrë ndaj të gjithë personave që ishin protagonistë të atyre skenave të shëmtuara të dhunës.Duke marrë shkas edhe nga ky rast, Sindikata përsëri i bën thirrje FSHF që menjeherë të nisim marrdhënien e bashkëpunimit ndërmjet nesh.Vetëm një bashkëpunim i sinqertë mes të gjithë aktorëve të futbollit FSHF, Liga, Sindikata, Shoqata Tifozësh, Medias etj do të bëjnë të mundur minimizimin e akteve të tilla të dhunës prej kujtdo qoftë Futbollistëve, Zyrtarë Klubesh, Tifozë etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!