FSHF: Shtyhet java e 20-të

Pasi njoftoi dje për anulimin e ndeshjeve të ditës së diel në të gjitha kompeticionet inferiore dhe moshat, sot ka ardhur njoftimi i radhës nga FSHF. Sipas institucionit të futbollit java e 20-të e Superiores,parashikuar për t’u zhvilluar të mërkurën, shtyhet për në fundjavë

Njoftimi i FSHF:

Moti i keq dhe reshjet e dëborës që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë kanë detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit që të shtyjë të gjitha ndeshjet e parashikuara për këtë javë. Federata e Futbollit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e të gjitha klubeve dhe është njohur me situatën e rënduar të terreneve sportive dhe stadiumeve, ku do të zhvilloheshin shumë ndeshje.

Duke vlerësuar këtë situatë Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë vendimin që të shtyjë ndeshjet e futbollit në të gjitha nivelet e kampionateve deri të shtunën e ardhshme, datë 20 shkurt 2021.

Ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur këtë të diel dhe gjatë javës, do të luhen në një datë të mëvonshme, që do të përcaktohen nga Sektori i Garave në FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!