Marseja drejt shitjes? Klubi e përgënjeshtron

Momente krize të thellë te një ndër ekipet më të famshme në farncë Olimpik marsejë. Pas destabilizimit ditë më parë me përplasjen e tifozëve me klubin, largimin e Vias Boash nga timoni kanë nisur të tjera situata.

Sot në Francë qarkulloi lajmi për ndryshimin e mundshëm të pronësisë së Olympik Marsejë. Në mbrëmje mbërriti mohimi i pronarit Frank McCourt. njoftimi përmes vartësve të tij:

Frank McCourt kategorikisht mohon zërat e rremë dhe të dëmshëm për shitjen e OM. Qëllimi i vetëm i këtyre njerëzve është destabilizimi i një projekti në të cilin Frank McCourt është përfshirë personalisht për më shumë se katër vjet”. Angazhimi im ndaj OM, punonjësve të saj, Bashkisë dhe gjithë Marsejës është total. Menaxhmenti i OM dhe presidenti i tij, Jacques-Henri Eyraud, kanë investuar në realizimin e këtij projekti. Ia kemi borxh. OM dhe historia e saj, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Pyes veten për origjinën e këtyre fushatave të përsëritura dezinformuese dhe pyes veten se kush përfiton nga këto manipulime “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!