Martini: Fitorja detyrim, djemtë duken optimistë

Martini tha sot në konferencë për shtyp përpara se nesër të përballet në Durrsë me Apoloninë se për Teutën nuk ka më asnjë rrugë tjetër veç fitores nesër me fireakët. Humbja me Laçin është lënë pas dhe grupi i futbollistëve sipas teknikut është në top formë.

Martini:

“Kemi reflektuar në stërvitje, por edhe në bisedat me lojtarët sepse të them të drejtën ishte një humbje ku nuk luajtëm keq, por pësuam një gol dhe humbëm pikë. Kemi punuar me të njëjtin ritëm dhe kemi  biseduar shumë me lojtarët sepse ana psikologjike është gjithashtu e rëndësishme. I kemi parasysh gabimet e bëra ndaj Laçit.

Jemi munduar t’i riparojmë gjatë javës, normalisht që secili gjatë analizës sheh gabimet e veta, jemi munduar dhe besoj se do i rregullojmë. Ndaj Apolonisë pres të marrim fitoren, që është e domosdoshme dhe nuk duhet të diskutohet. Kemi përballë Apoloninë, që ka bërë mirë javët e fundit, por për ne është e rëndësishme të fitojmë.

E kam thënë edhe më përpara dhe për të disatën herë. Tani nuk ka ndeshje në shtëpi dhe jashtë. Fushat janë asnjëanëse, pa tifozë, nuk ka ndikim se në cilën fushë luan. Ne duam të fitojmë çdo ndeshje.

Rivalët? Unë nuk bëj fare llogari sepse na kanë kushtuar dhe kemi gabuar. Do shohim të ndeshjet tona dhe kemi kohë më pas për të parë kundërshtarët. Drejtuesit? Të gjithë jemi një. Jemi bashkë edhe kur jemi mirë, edhe kur jemi keq.

Edhe ata kanë kërkesat e tyre sepse jemi ndërtuar për të qenë të parët këtë vit. Vllaznia është skuadra, që ka dalë nga pritshmëritë sepse jemi aty aty me të gjithë rivalët e tjerë”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!