Leonardo mesazh Mbapesë: Te PSG ke interes

‘El Chiringuito’ shkruan se te Reali është krijuar besimi se PSG do të kërkojë 150 milion euro për kartonin e sulmuesit Kilian Mbape por në Paris mendojnë ndryshe.
I destinuar për të rregulluar të ardhmen e Kilian Mbapesë te PSG sa më shpejt që të jetë e mundur, Leonardo hapi bisedimet me sulmuesin francez dhe shpjegoi se si një zgjatje e kontratës do të ishte ideale për pjesën tjetër të karrierës së tij.
I pyetur nga ‘France Football’, Leonardo bëri një përmbledhje të atyre që ai i quan zgjatje kontrate me klubin parisien.
Nejmar dhe Mbape? “Ne thjesht duhet të gjejmë një marrëveshje midis kërkesave të tyre. Ne nuk duhet t’i lutemi atyre: “Ju lutemi qëndroni”. Më e argumentuar se kaq… Ata që duan vërtet të qëndrojnë do të qëndrojnë”,tha ndër të tjera drejtori sportiv.
Në të njëjtën intervistë, Leonardo i dërgoi një mesazh të fortë Mbapesë duke shpjeguar pse, francezi do të kishte çdo interes për të zgjatur kontratën e tij në PSG.