Xhekson rikthehet në Superiore, firmos me Teutën

Klubi i Teutës godet me një superblerje të merkatos së dimrit.Klubi durrsak sot ka prezantuar zyrtarisht edhe mbrojtësin anësor brazilian, Xhekson Ferreira Silveiro.

Mbrojësi u bë i njohur me Luftëtarin teksa me lojën dhe ‘Look’-un e veçantë tërhoqi vemendjen si një mbrojtës i fortë e kualitativ.

Gentian Mezani e pati te gjirokastritët dhe sapo iu dha mundësia e afroi te skuadra tjetlër që trajnoi, Gjilani në Ipko Superligën e Kosovës. Sot braziliani firmosi një kontratë deri në fund të sezonit me Teutën.

Postimi i klubit Teuta:

KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Jackson Ferreira. Drejtuesit e klubit dhe mbrojtësi i majtë kanë gjetur akordin për bashkëpunim,lojtari është prezantuar në ambientet e stadiumit “Niko Dovana” në praninë e shefit të klubit Enid Furxhi dhe tashmë është pjesë e bluve. Jackson Ferreira , mbrojtës me shtetësi brazilane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!