Vjen prezantimi zyrtar i Mandzuliç

Pas vizitave mjekësore dje sot Mario Mandzukiç ka nënshkruar zyrtarisht kontratën 6 mujore me Milanin. Klubi njofton:

“AC Milan është i lumtur të njoftojë nënshkrimin me Mario Mandzukic. Klubi dhe sulmuesi kanë rënë dakord për një marrëveshje deri në fund të sezonit, me një mundësi për ta zgjatur kontratën edhe për një sezon tjetër”.

Më pas klubi përshkruan edhe karrierën e sulmuesit duke i bërë një rezyme të plotë 34 vjeçarit. Milan po ndjek një linjë të futbollistëve të eksperiencave të mëdha duke hedhur pas shpine moshën. Rasti Ibrahimoviç, inkurajon klubin të mos ndalet te futbollistë si Mandzukiç.

Ndërkaq,sulmuesi kroat do mbajë fanellën me numër 9 dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit në Milanelo, për të kryer seancën e parë stërvitore e vënë në dispozicion të Stefano Piolit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!