Prishtina nesër në seancë ‘dimërore’

sportiim2

Vendi i tretë me 32 pikë asnjëherë nuk mund të kënaqë Prishtinën në Ipko Supeligën e Kosovës. Pas 18 javëve ndërsa të fundit skuadra bardheblu e luajti me Dritën 1-1, klubi u ndal për pushimet e fundvitit.

Sot klubi njofton se nesër i gjithë grupi me Zekerija Ramadanin në timon, do të startojë me përgatitjet dimërore. Nuk flitet pët afrime apo largime. Prishtina pritet të tentojë të rekuperojë pikë për kreun…

Klubi shkruan:

Pas pushimit që nga ndeshja e fundit me Dritën, futbollistët bardhekaltër nesër i rikthehen përgatitjeve dimërore. Seanca stërvitore nis nga ora 12.30 në fushën ndihmëse të Prishtinës.

?>