Poçetino në prezantim: Babagjyshi më dha…PSG

Ka ardhur sot prezantimi zyrtar në klubin francez i Mauricio Poçetinos.

Pas një viti Poçetino ulet në stol të një ekipi futbolli. Pas Totenhemit, emri i argjentinasit është lakuar te shumë klube të mëdhenj në Europë por tekniku preferoi të durojë derisa nisi te kampionët e Francës.

Poçetino:

“Po jam shumë i gëzuar që Babagjyshi i vitit të ri u tregua shumë i mirë me mua dhe më solli pankinën e PSG-së, një skuadër e mbushur me shumë yje dhe futbollistë të nivelit të lartë, ndaj besoj se nuk ka më dhurata të tjera për mua”.

Mundësia Eriksen dhe afrimetë tjera të merkatos, trajneri e kaloi me diplomaci duke ia lënë këtë ‘barrë’ drejtorit Leonardo.

Me merkaton është angazhuar Leonardo dhe jam i sigurt që do të bëjë më të mirën për klubin. Kemi një organikë shumë të pasur dhe unë momentalisht mezi pres t’i kem të gjithë në dispozicion për të punuar”, theksoi argjentinasi.

Video:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!