Katër baske në fushë, Europa ndjek rastësinë spanjolle

Për tu shënuar në kalendar. Elita e futbollit europian ndërsa sipas ‘Sporti im’ gjëndën La Liga, Premier League, Seria A, Bundesliga dhe Ligë1, luajti në ditën e fundit të 2020-ës dy ndeshje.

Dhe për koinçidencë, ato i përkasin Spanjës. Jo vetëm kaq. Të katër ekipet në fushë, Bilbao, Sociedad, Osasuna dhe Alaves, me të veçantën e papërsëritëshme të gjitha skuadra baske (kupto dita e fundit e vitit kalendarik dhe gjithë europa pushim).

Sakaq në takimin e parë Atletik Bilbao-Sociedad, tri pikët shkuan për skuadrën udhëtuese. Real Sociedad fitoi me një gol të Portu në mintun e 5-të.

Ndeshja tjetër Osasuna- Alaves, qëndron 0-0 pas 45 minutave. Këtu e veçanta e radhës ka të bëjë me faktin se vendasit po luajnë me një futbollist më pak që nga minuta e 8-të.

Në minutën e 68′-të Roberto Torres kaloi përpara të zotët e shtëpisë ndërsa në 75′-tën, Alaves barazoi me Lukas Perez nga penalltia.

La Liga:

Atletik Bilbao- Real Sociedad 0-1

Osasuna – Deportivo Alaves 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!