Tomori-Besa takim për…elitën

7 vite më parë në Superiore, ndeshja Tomori Besa (1-0), prodhonte tre kartonë të kuq dhe një gol të Muzhait.

Beteja për të marrë kryesimin në Kategori të Parë i ngjan një misioni të vështirë. Edhe këtë javë premisat që Dinamo ose Burreli të mbetën lider në Grupin A janë prezente pasi nesër në ‘Liri Ballabani’, do luajnë supersfidën e kësaj kategorie.

Sakaq, Besëlidhja e Sinan Bardhit e ka detyrë shtëpie sot të marrë tri pikë në shtëpi ndaj Orikut ndërsa sot drejtohet nga trajneri i ri Shabani. Në anën tjetër Korabi i Dalipit, në tentativë për t’ju bashkuar Dinamos në krye.Ndaj shijakasëve në Peshkopi.

Grupi B kulmon me ndeshjen Tomori-Besa. Në stolin beratas një kavajas i thekur si Bledar Sinella. Te verdhezinjtë dihet objektivi, tri pikë për kreun. Duelet e tjera Lushnja- Turbina dhe Pogradeci- Flamurtari marrin gjithë vemendjen e poblikut sportiv pasi veç emvare prestigjiozë, skuadrat vendase kanë edhe moralin lart. Vijnë pas fitorëve…

Java e 8-të,Kategoria e Parë:

Të gjitha ndeshjet nisin në orën 13:30

Grupi A:

Besëlidhja- Oriku

Korabi- Erzeni

Grupi B:

Tomori-Besa

Lushnja-Turbina

Pogradeci-Flamurtari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!