Tirana- Partizani, derbi në kronologji

Derbi i fundit u luajt pa tifozë (1-1). Ernset Muçi barazoi në shtesë çka mund të vendoste në pikëpyetje trofeun e titullit te bardheblutë. Sot e njëjta histori, ndeshje nën diktatin e pandemisë globale.

Derbi Tirana – Partizani, një sfidë historike e futbollit shqiptar, takohet sot në duelin numër 159-të. Në ‘Air Albania Stadium’ (18:00) bardheblutë dhe të kuqtë, hapin zyrtarisht javën javën e 6-të të Superiores.

Një sfidë e cila duket se ka humbur goxha shumë nga ajo ‘axhendë’ që rrethote prag derbin, vetë derbin dhe post derbin.

Në pamje të parë cilësisht Tirana ka defiçit të madh krahasuar me Tiranën e vitit të shkuar teksa me Egbonë në krye, niste fitoret dhe rrugën drejt titullit të 25 pikërisht ndaj Partizanit (1-2). Në vend të tij sot, Nevil Dede por futbollistë si Kale, Kobina, Ngo, Çelhaka, Muça, Doka por dhe Vangjeli (zgjedhje e teknikut), vështirë të zëvëndësohen kollaj.

Te Partizani me trend progresiv dhe me fizionomi të re së paku sa i takon drejtimit nga Ilir Daja, situata është disi më favorizuese. Bërthama e kuqe e sezonit të shkuar qëndron, paçka se njeriu i derbit për Partizanin e ‘fundit’ Erlado Çinari, figuron i pezulluar nga FIFA.

Gjithësesi, i 159-ti, pa praninë e tifozëve, por me ngarkesën e fortë emocionale që e imponon fanella, tradita por dhe ‘frika’ pritet të rrëmbejë vemendjen jo vetëm të kryeqytetit sportiv por dhe larg tij.

Sezonin e kaluar, u rrëzua dominimi i fundit nga Partizani dhe Tirana fitoi pas më shumë se 5 vitesh s ndaj të kuqve. Po në “Air Albania Stadium” Tirana në sezonin që i dha të 25-tin, fitoi në fazën e tretë 5-1 teksa i 4-ti sezonal u ndal te barazimi 1-1.

Ndërkaq, referuar statistikave mes tyre që nga 1947-ta, Partizani është më superior në përballjet direkte.

Derbi i fundit/Formacionet: Partizani- Tirana 1-1 (10. 07.2020)

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Solomon (57′ Cara), Braun (84′ Llanaj), Bardhi. Trajner: R. Kalari.

Tirana: Lika, Doka, Muça (83′ Ismajlgeci), Vangjeli, Hoxhallari, Batha, Çelhaka (89′ Sidibe), Torasa (87′ Muçi), Kale, Kobinah, Ngo. Trajner: E. Egbo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!