Laçi e ka trajnerin…

Më kot kërkohen alibi. Stavri Nica do të drejtojë ‘Laçin A’ derisa të ‘mërzitet’. Durrsaku me origjinë korçare, i’u bashkua bardhezinëve gjatë verës për të drejtuar skuadrën U21.

Tani që Cungu u largua, presidenti Laska e afroi me marifet te ekipi i parë dhe përgjigja e 66 vjeçarit u pa menjëherë teksa ndaj Apolonisë, me të tijtë, fitoi 6-1.

Në fakt edhe pse në media kërkohet një trajner për Laçin, burime pranë klubit janë të bindur se tema e trajnerit të ri është mbyllur për momentin. Edhe pse Laska ka biseduar me disa teknikë potencialë.

Ndeshja që U21 e Laçit, luajtur në Cerrik me homologët vendas të Turbinës (1-3) u drejtua nga Klevis Hima me rol dytysor te bardhezinjtë si trajner i skuadrës së parë. Llogaritë janë të thjeshta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!