Shqipëria e femrave me dinjitet në Portugali, Kosova…

Futboll Fmera, kualifikuese ‘Euro 2021’: Portugali- Shqipëri 1-0; Holandë-Kosovë 6-0.

Shqipëria e Armir Grimës për femra, bëri një paraqitje dinjitoze sot në Portugali teksa në mbyllje të kualifikuesëve eruro 2021′ u mund minimalisht 1-0 nga vendaset luzitane me profil prej kryesuesi në grup. Një gol i Ana kapeta shënuar në të 57-tën i vlejti Portugalisë të marrë kryesimin me 16 pikë në 6 takime.

Ndërkaq Shqipëria e mbyll aventurën në vend të parafundit me 2 fitore ndaj Qipros për një total pikësh 6-të.

Holandë – Kosovë për femra, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro 2021” u mbyll me fitorën e thellë të tulipanëve 6-0.

Ndonëse pjesa e parë përfundoi 0-0 në të dytën vajzat Dardane u shpërfytyruan dhe morën 6 gola. Aq sa kishin pësuar dhe në takimin e parë me Holandën 0-6. Në total 12 gola pa asnjë të shënuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!