Herdi Prenga ikën nga Riga, ofertat vijnë…

Ofertat nga klube prestigjioze në Europë bëjnë që 26 vjeçari Herdi Prenga të mos rinovojë më për Rigën e Letonisë me të cilën dy javë më parë u shpall kampion i vendit me 2 ndeshje para ‘gongut’.

Klubi duke parë aftësitë dhe kontributin e prekshëm të shqiptarit, nxitoi ti ofronte rinovimin e kontratës duke e përmirësuar në terma ekonomikë por mbrojësi kuqezi, konsultuar dhe me menaxherin e tij i ka falenderuar drejtuesit duke thënë se ka ardhur koha për një aventurë të re.

Klubi e ka zyrtarizuar lëvizjen duke e falenderuar Herdi Prengën në zyrtare:

“Riga Football Club” njofton zyrtarisht se pas sezonit 2020 nuk do të ketë bashkëpunim me mbrojtësin e qendrës Herdi Prenga Faleminderit për dy vite të shkëlqyera së bashku dhe fat të mirë në karrierën tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!