Vrioni sot në sallë, kyçi i këmbës…

sportiim2

Klubi i Juventusit nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka deklaruar se Xhakomo Vrioni ka një dëmtim në kyçin e këmbës dhe do ti nënshtrohet operacionit.

Me gjasë,është planifikuar për sot dhe se vetëm pas ndërhyrjes do të mund të përcaktohet saktë koha e rikuperimit.

Sulmuesi kuqezi 22-vjeçar iu bashkua Juventusit U23 në fillim të vitit ndërsa debutoi me fanellën bardhezi në Serinë A më 1 gusht të këtij viti, ku zëvendësoi argjentinasin Higuain në minutat e fundit në ndeshjen ndaj Romës.

Pjesë e Kombëtares U21,Vrioni konsiderohet si një talent i së ardhmes kuqezi dhe vetë Reja i ka bërë komplimente duke e ftuar edhe te Kombëtarja A.

?>