Daku i njëjti, gola dhe kryesim në Ipko

Goli i 20-të për Dakun dhe tri pikë të tjera për Ballkanin e Ismet Munishit në Ipko. Skuadra nga Suhareka ka fituar me rezultat 2-1 kundër Arbërisë në ndeshjen e vlefshme për javën e 15-të të kampionatit superior në Kosovë.

Të gjithë golat u shënuan në fraksionin e parë. Ballkani ka 35 pikë dhe takimi i radhës në Gjilan me Dritën e vendit të dytë, merr përmasat e një finaljeje të parakohëshme.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Drenica e Devollit zhgënjeu në shtëpi pasi u mund 0-1 nga Llapi me një gol në limite të takimit.

Java e 15 Ipko:

Ballkani-Arbëria 2-1

Drenica_ Llapi 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!