Frapart arrin në majë, gjykon në Champions

Stefani Frapart me një rekord të ri në gjykime. Francezja 36 vjeçare, bëhët femra e parë që gjykon në Ligën e Kampionëve si arbitër i parë kryesor. UEFA e delegoi atë për ndeshjen midis Juventus dhe Dinamo Kiev në program të mërkurën në Torino.

Në fakt, francezja e ka nisur më herët gjykimin e meshkujve. Mjafton të përmendet Superkupa e gushtit 2019 mes Liverpulit dhe Çelsit ku Frapart thuajse nuk gaboi asgjë.

Më herët, në 2014-ën, gjykoi në Ligën e parë franceze ndërsa vitin e kaluar u ngjit në Superiore ( Ligë 1). Derbi i jugut të Francës Lion-Marsejë por dhe një ndeshje në Europa League Lieçester- Zoria, janë takime të gjykuara nga Frapart.

Për kuoriozitet, femra e parë, me spaletat e një gjyqtarjeje që gjykoi në Evropë ishte Nikolë Petignat e Zvicrës, e cila nga 2004 deri2009 arbitëroi tre kualifikime të Kupës UEFA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!