Derbi i shkon Dritës, Feronikeli i 5-ti

Në Ipko te derbi i Gjilanit mes Gjilanit dhe Dritës, kampionët e Superligës kosovare arrinë të fitojnë përballjen e parë. Sikundër edicionin e kaluar por sot shifrat janë stampuar në 2-3. .

Për skuadrën e Gentian Mezanit realizoi dy gola Nikaç (në një fazë te Teuta regjistroi një gol) ndërsa Nimani, Fazliu dhe Haxhimusa, janë autorët e golave për skuadrën e Ardian Nuhiut, Dritës.

Fiton dhe Feronikeli i Klodian Duros. Sot Nikli kaloi pa probleme Trepçia ’89 2-0. Përjavën e 15-të në Superligën e Kosovës në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, skuadra nga Drenasi fitoi falë penalltisë së Marko Simonovski dhe një autogoli të shënuar nga Muja. feronikeli ngjitet në vend të 5-të.

Rezultatet e sotme

Feronikeli-Trepça’89               2-0

Gjilani-Drita                            2-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!