Kukësi vendos ‘qetësinë’ në ‘Loro Boriçi’

Partizani -Skënderbeu 4-0 (7’ Bardhi, 21’ Mala, 45’+1′ Kardozo, 70′ Solomon)

Në ‘Elbasan Arena’ Partizani i bëri një ‘dhuratë’ të hidhur ish-skuadrës së Ilir Dajës. Ndaj Skënderbeut të kuqtë thjesht ishin të papërmbajtur teksa shënuan që në minutën e 7-të me Bardhin. Në gol edhe Esat Mala dhe Kardozo ndërsa në pjesën e dytë Solomon pas një aksioni model personal regjistroi të katërtin.

Vllaznia- Kukësi 2-4 (4’ Dunga, 85′ Hoxhaj / 14′, 22′ (p) Ibraimi, 75′ Eze, 90’+5′ Limaj).

Vllaznia bie në shtëpi dhe këtë e bën ndaj nënkampionëve të edicionit të kaluar, Kukësit. Edhe pse kuqeblutë kaluan të parët përpara me Dungën, një lojtar gjithë klas si Agim Ibrahimi, merr për ‘dore’ Kukësin dhe pas atij goli me vlerë tri pikësh ndaj Laçit në mesjavë, sot shënon dy të tjerë për 1-2.

Paçka se i avantazhit erdhi nga pika e penalltisë. Në të 75-tën sulmuesi Eze i dërgoi shifrat në 1-3 ndërsa Hoxhaj shkurtoi për Vllazninë në të 85-ën. Kur kryesori Meta po bëhëj gati të sinjalizonte fundin, Vesel Limaj shënon të 4-in për verilindorët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!