Liga turke/ Dy skuadrat ‘shqiptare’ zero pikë

Kristal Abazaj, Eduart Rroca, Gentian Selmani dhe David Domgjoni nuk ia dolën këtë fundjavë të bënin pikë me skuadrat e tyre në Ligën e Parë turke.

Ndonëse Istanbulspor luante me Altindoru teksa si ekipi i Rrocës e Abazajt ashtu dhe rivali ishin me pikë të barabarta (17), duket se faktori fushë ka vendosur në këtë takim të luajtur të shtunën. Furkan Çil në të 4-ën, kaloi përpara Altindoru duke e ruajtur me fanatizëm deri në fund avantazhin.

Pas këtij rezultati, Istanbulspor zbriti në vend të 5-të teksa Altindoru mori kryesimin.

Ndërkohë sot luajti edhe Menemenspor i Selmanit dhe Domgjonit. Në derbi me Altai Izmir, Menemensor shënoi dhe fitoi fraksionin e parë me një gol të shënuar nga Rashid (12′) por në të 72-ën dhe 81-ën miqtë shënuan dy herë duke fituar takimin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!