FIFA pezullon kreun e futbollit afrikan

Komiteti i Etikës dhe Disiplinës i FIFA ka pezulluar presidentin e Konfederatës Afrikane të Futbollit, Ahmad Ahmad, për pesë vjet, duke e gjobitur gjithashtu 200,000 franga zvicerane (185,000 euro) për përvetësim.

60-vjeçari, kreu i futbollit afrikan që nga marsi 2017, një kandidat potencial për një mandat të dytë, u arrestua nën dyshimin e korrupsionit në qershor 2019 në Paris.

Akuza është për abuzime financiare: ‘ai shkeli detyrën e tij të besnikërisë duke ofruar dhurata dhe përfitime të tjera, duke keqadministruar fondet dhe duke abuzuar me pozicionin e tij’,akuza ndaj Ahmad.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!