Mesi nuk grumbullohet për Dinamon…

Lionel Mesi, nuk listohet për takimin e radhës nga Barcelona. 33 vjeçari së bashku me disa të tjerë, lihet jashtë për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve kundër Dinamo Kiev.

Nga mediat pranë blaugranëve aludohet se veç Mesit, do të mungojnë dhe Zherard Pike dhe Serxhio Roberto të cilët me gjasë janë të dëmtuar.

Edhe Koeman e pranonfaktin kur flet:

“Leo Mesi nuk udhëton me ne, nuk udhëton as Franki De Jong, kemi menduar që të dy kanë nevojë për pushim .Me nëntë pikë të argëtuara në grup, jemi në një pozicion komod dhe duhemi t’ju japim atyre pak pushim”, tha Koeman.

Ndërkaq shtohen zërat për kalimin e tij te Siti. Zgjatja e kontratës nga Guardiola dhe mundësia e Mesit për tu shprehur në janar, janë indicie që shtyjnë për ta parë Mesin verën e ardhëshme në ishull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!