Reja: Kjo fitore vlen nëse fitojmë të radhës…

Për Supersport pas fitores me Kazakistanin 3-1, tekniku Edi Reja tha se kjo fitore nuk vlen ‘nëse nuk fitojmë dhe të merkurën ndaj Bjellorusisë’. Fjalë mjaft ë mira për Cikalleshin. Thotë se do të mbarojë këto kualifikuese të Nations me këtë grup lojtarësh e më pas do shohë nga radhët e të rinjëve që testoi së fundi.

Reja:

Fitore duke luajtur…

Sigurisht ishim 2- 0, por goli i pësuar na hapi probleme, e kishim nisur ndeshjen mirë, por pastaj rikuperuam. Nga minuta e 25-të goli na vështirësoi, ndeshja u bë më e hapur. Nga pikëpamja fizike ata ishin superiorë. Ndaj vendosa për Kallakun dhe Memushaj që të kishim kontroll më të mirë të topit në mesfushë”

Memushaj, Cikalleshi më të mirët nga të ‘vjetrit?

Cikalleshin e njoh dhe sigurisht na mungoi në ndeshjen e parë. Është një futbollist që punon shumë. Nuk arrijmë të shprehmi mirë për shkak të fushës, kemi shumë lojtarë teknikë.Janë ankuar lojtarët për fushën pasi nuk mund të bëjnë tri apo katër pasime radhazi. Kjo fitore do të ishte e pa vlerë nëse nuk do të fitojmë ndaj Bjellorusisë të mërkurën.Duhet të përgatitemi mirë sepse ata janë shumë më të mirë fizikisht se Kazakistani”.

Formacion të kolauduar?

“Sigurisht këto ndeshje na kanë ndihmuar shumë, kemi pasur shumë hapësirë për të rinjtë si Doka, Selahi,Kalaku. Sigurisht edhe për këtë ndeshje do të vazhdojmë kështu, ndërsa pas ndeshjeve do të vlerësojmë situatat”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!