Shqipëria luan sot për…nder

Sot, Shqipëri-Kazakistan në 18:00 në Tiranë për Ligën e Kombëve.

Shqipëria sot në ‘Air Albania Stadium’. Në ndeshjen e parafundit në C4 të Nations League përballë Kazakistanit. Praktikisht vendi i parafundit me atë të fundit. Luhet për pak gjëra pasi ky edicion i Ligës së Kombëve vlen fare pak…

Shqipëria në duart e Edi Rejas, ka kohë që është futur në një tranzicion të gjatë. Hyrje -dajlet për tu përfaqësuar si kuqezi, shpesh duken të diktuara por italiani 74 vjeçar në çdo dalje publike rreh gjoksin e thotë: “atë e di unë”. Fundja ai e tund kumonën…Edhe pse sot do i duhet të kthejë senatorët.

Pra, sot ndaj Kazakistanit me formacion të miksuar:

Me gjasë do jetë Berisha në portë, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Abrashi, Memushaj, Gjasula, Uzuni, Cikalleshi dhe Seferi.

Ndërkaq po për Grupin C4 sot në fushë në 18:00 edhe Bjelorusi-Lituani. Fitorja eventuale e Lituanisë, rrezikon objektivin kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!