Shqipëria U21 fiton me golin e Çokajt
‘Euro 2021’ Grupi 3: Kosovë U21-Shqipëri U21 0-1 (Çokaj 35′)
Kosova U21 dhe Shqipëria U21 diskutuan sot në ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës ndeshjen e kthimit të vlefshme për ‘Euro 2021’ Grupi 3.
Mesfushori i Lokomotivës së Zagrebit Enis Çokaj në të 35-tën, kaloi përpara U21 kuqezi që sot u drejtuan nga Xhemal Mustedanagiç. Ish- futbollisti i Laçit, ndoqi me kujdes një këndore të ekzekutuar nga Ernest Muçi duke e devijuar me kokë drejt e në rrjetë.
Në pjesën e dytë edhe pse ritmi ishte më i lartë dhe Kosova iu afrua disa herë barazimit, kjo përballje mes ‘vedi’, nuk prodhoi një gol të dytë.
Ndërkaq rënditja e grupit pas humbjes së Austrisë me Turqinë 3-2 në stadiumin e Samsunsporit (Turqi) flet për një mundësi të vendit të dytë. Përtej dëshirës duket se gjithëçka mbetet në kufinjtë minimalë. Në ndeshjet e fundit në grup, Shqipëria luan në Angli ndërsa Austria pret Andorrën.
Kosova: Nreca, Bisinger, Kqiku, Kurtulus, Vitija, Sadria, Limani (69ì Kryeziu), Hamdiu, Zekaj (76′ Berisha), Jashari (58′ Baftiu), Mustafa (77′ Shabani), Idrizi.
Trajner: R. Prekazi
Shqipëria: G. Selmani, Marku, Sota, A. Selmani, Mitaj, Çokaj, Kraja (58′ Liço), Ademi (46′ Kolaj), Mala, Tuci (58′ Bullari), Muçi (68′ Xhixha).
Trajner: Xh. Mustedanagiç