Drita ndalet nga Prishtina, Devolli thyen Duron në të 90′

U luajtën sot tri takime për javën e 12-të Ipko-s në Superligën e Kosovës. Haxho pret një penallti Dritës…

Pas shtyrjes nga FFK-ja, prej gjëndjes së Koronavirusit elita kosovare kthehet me garën zyrtare. Ajo sot njohu një duel shumë të rëndësishëm atë mes kampionës Drita të Gjilanit dhe Prishtinës. Ndonëse vendasit kanë qënë shumë kërkues, shifrat nuk kanë ndyshuar për asnjë çast dhe takimi u mbyll 0-0.

Shpërthen Llapi i fundit të tabelës i cili shpartallon Trepçia ’89 5-0. Një skuadër e cila nuk u ndal duke sulmuar e shënuar deri në fund.

Ndërsa dueli mes skuadrave Drenica- Feronikeli të drejtuara nga teknikët Devolli e Klodian Duro përfundoi 1-0. Goli erdhi në minutën e 90-të duke i dhënë përmasa dramatike takimit. Drenica me Devollin në timon po ecën me hap kampioni.

Shifrat sot:

Drenica-Feronikeli 1-0

Drita- Prishtina 0-0

Llapi-Trepçia’89 5-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!