Çudia te Salsburg, COVID-19: Herë negativë herë pozitivë

Të premten të gjitha negativë, të dielën në mbrëmje gjashtë raste pozitivë, sot sërish të gjithë negativë.

Në Salzburg te kampionia e Austrisë, po kërkojnë shpjegime në lidhje me rezultatet e testeve të fundit, të cilat parandaluan disa lojtarë të largoheshin për angazhimet e ekipeve të tyre përkatëse.

Drejtori i përgjithshëm i klubit, Stefan Reiter, foli për këtë situatë aspak të zakontë: “Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund kufizimeve aktuale. Shpresojmë që ndalimi i udhëtimit i vendosur nga autoritetet të hiqet sa më shpejt të jetë e mundur.

Ne duam të zbulojmë pse dy seritë e fundit e testeve COVID-19, të cilat u kryen nga i njëjti laborator në Salzburg, kanë prodhuar rezultate kaq të ndryshme “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!