Flamengo i beson Cenit

Pas Zhorge Zhezus i cili u largua me mirëkuptim, vjen shkarkimi i Torrent ndërsa skuadra humbi 4-0 me At. Miniero. Kishte kontratë deri në dhjetor 2021.

Roxherio Ceni është trajneri i ri i Flamengos në Brazil. Ai mori vendin e spanjollit Domenek Torrent, duke nënshkruar një kontratë deri në dhjetor 2021.

Flamnego humbi dy takime radhazi dhe ky fakt i ka shtyrë drejtuesit të ndyshojnë teknikun. FOX Sports shpjegon se për emërimin e Cenit kanë kontribuar edhe fansat.

Si një ikonë në Sao Paulo, Roxherio Ceni pranoi në konferencën për shtyp: “Është një ditë shumë e veçantë për mua. Kam 30 vite në futboll. Unë kam luajtur në mitikun dhe skenën e Maracana. Kam parë Zikon duke luajtur, madje i kam kërkuar leje për t’u bashkuar me klubin‘.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!