Reja bindet për Hysaj, Cikalleshi, Uzuni…

Trajneri Edi Reja ka shpallur sot listën me futbollistët e ftuar për tri takimet e muajit nëntor. Kombëtarja Shqiptare do të përballet me Kosovën në miqësore në “Elbasan Arena” (11 nëntor), ndërsa më pas do të ndeshjet me Kazakistanin më datën 15 dhe Bjellorusinë më datën 18 nëntor për Ligën e Kombëve në C4.

Kreu i stolit kuqezi, parë mangësinë e golit në takimet e fundit ka riftuar emra me peshë në sulm si Çikalleshi, Uzuni e Balaj, apo kapitenin Hysaj të cilët ishin lënë jashtë grumbullimit pak javë më parë.

Rikthehen në Kombëtare mesfushori Klaus Gjasula dhe mbrojtësi i Specias Ardian Ismajli, që munguan në grumbullimin e tetorit prej COVID-19.

Mungon portieri Tomas Strakosha, i cili figuron me COVID-19 ndërsa në portë janë thirrur Etrit Berisha, Alban Hoxha e Marko Molla.

Nuk mungojnë as kasta e të rinjëve me Broja, Vrioni, Laçi, Kallaku, Çokaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!