Me COVID-19 por Mançini drejton Italinë

Trajneri i ekipit kombëtar Roberto Mançini pas ekzaminimit me COVID-19 sipas mediave italane është mirë dhe është asimptomatik. Në këtë pikë Mançini sipas ligjëve të qeverisë do të duhet të qëndrojë 10 ditë në izolim, duke përjashtuar praninë e tij në stol të mërkurën në Firence kundër Estonisë në miqësore.

Ndërkaq, FIGC synon ta rikuperojë komisarin teknik të axurëve në datën 15 nëntor, për ndeshjen e së dielës së ardhshme që do të mbahet në Rexhio Emilia kundër Polonisë në Ligën e Kombëve.
Kush e zevëndëson? ‘Gazzetta dello Sport’ në lajmet e sotme konfirmon se Alberiko ‘Chicco’ Evani do të jetë në vend të teknikut të parë.

Por Mançini sipas këtij burimi mediatik, do të drejtojë gjithçka në distancë. Seancë stërvitore dhe ndeshje. Do të jetë ai që do të zgjedhë formacionin dhe do të diktojë ndryshimet ndaj Estonisë gjatë ndeshjes në miqësore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!