Thyhet Everton, Napoli përmbys debutuesit

Seria A edhe pse pa duele ‘big’, sot dha disa rezultate intersante. Napoli ishte duke humbur në shtëpinë e Beneventos por në të dytën kthen shifrat e merr tri pikë 1-2.

Kaljari duket i fortë edhe këtë edicion. Korsikasit fituan 4-2 ndaj Krotonës. Barazim në duelin Parma- Specia 2-2. Fiorentina arrin një fitore të lehtë në dukje por në fund shifrat me Udinezen u fiksuan 3-2. Juventus- Verona 1-1

Premier League:

Më në fund thyhet Everton i Karlo Ançelotit. Kryesuesit e kampionatit anglez, u mundën 2-0 sot nga Sauthempton. Volves- Njukasëll u mbyll 1-1 ndërsa Arsenal- Lieçester 0-1 me gol të Xhimi Vardit në të 80′

La Liga:

Kadiz ndal Vijarrealin 0-0 duke i hequr mundësinë të ‘verdhëve’ të parakalojnë Realin në krye. jajadolid u mund në shtëpi nga Alaves 0-2. Getafe- Granada prodhoi një gol për miqtë e Granadës (0-1). Sociedad- Hueska 4-1

Në Bundesligë: Verder Bremen-Hofenheim 1-1 dhe Volfsburg- Arminia Bielefild 2-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!