Shkëlqen Berisha, Abazaj e Rroca “sulltanë”

Bernard Berisha vesh petkun e futbollistit shqiptar me notë maksimale në europë. Ai e ka ndihmuar skuadrën çeçene të Akhmat Groznit të triumfojë 3-1 ndaj Ufa, e fundit në kampionatin rus.

Me Odise Roshin në rekuperim, mesfushori sulmues me dy gola të shënuar (një me penallti) dhe një asist u kthye në protagonist absolut pasditen e sotme.

Notë maksimale e dhe për dyshen shqiptare te Istanbulspor i Ligës së Parë turke. Abazaj shënoi njërin nga tre golat e sotëm të skuadrës ndërsa Rroca me shkëlqimin në fushë, u zgjodh sërish lojtari i ndeshjes. Istanbulspor fitoi 3-0 me Eskiçehispor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!