Leonardo ‘rrethon’ Alegrin…

Trajneri i PSG-së Tomas Tuhel do të jetë në vëzhgim duke nisur nga sot në Ligën e Kampionëve (PSG-Junajtid).

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo është ende duke menduar të emërojë Maksimiliano Alegrin në krye të skuadrës parisiene. Tomas Tuhel duket se nuk ka bindur drejtorin brazilian ndaj është i paralajmëruar.

Gjermani i cili u evidentua te Dortmund, pas kontratës deri në qershor 2021 me PSG, nuk pritet të vazhdojë punën te Parisi. Vetë klubi kampion në Francë zbuloi të hënën se bashkëpunimi midis trajnerit gjerman dhe Leonardos nuk duhet të shkojë përtej kontratës së teknikut gjerman.

Po kush do ta zëvendësojë? Emri i parë është Maks Alegri. Italiani ka qenë pa punë që nga largimi nga Juventusi në verën e vitit 2019. Njohja e vjetër e Leonardos, thuhet se është profili i preferuar për ti afruar bashkëpunimin duke nisur që nga vera e ardhëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!