Derbi i Gjilanit, klubi pritës: Zbatojmë protokollin

Në Gjilan në 13:30 starton derbi Drita- Gjilani. skuadra e Nuhiut vjen në këtë takim si kampione e vendit dhe pas aventurës europiane ka luajtur vetëm 3 takime në Ipko. Paraprakisht, klubi organizator ka njoftuar për masat e marra për këtë takim.

Njoftimi:

“FC DRITA njofton gjithë opinionin e gjerë mbarë vendit në lidhje me organizimin e ndeshjes derbi në fundjavë ndaj rivalit lokal SC Gjilani për masat dhe mekanizmat e ndërmarra për këtë takim.Për shkak të pandemisë globale “Covid-19” e cila është prezent në gjithë Evropën dhe jo vetëm në vendin tonë, jemi konsoliduar që t’i zbatojmë në maksimum të gjitha protokollet dhe rekomandimet e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në vend.Hyrja në stadium dhe afër hapsirave të stadiumit do të jetë rreptësisht e ndaluar për tifoz, gjithnjë për shkak të masave “Anti-Covid-19”.Numri i personave zyrtar dhe i mediave gjithashtu do të jetë i limituar sipas protokollit prandaj kërkojmë mirëkuptimin e gjithë atyre që kërkojnë të jenë prezent në stadium.!FC DRITA mbetet e përkushtuar që të rrespektojë masat dhe protokollet e parapara të institucioneve qendrore në vend, duke dëshmuar edhe njëherë lidership në organizimin e eventeve edhe në kushte të tilla pandemie!FC DRITA.

⚪️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!