Blofet e mëdha në Europë

E rrallë: Real Madrid dhe Barcelona, asnjë gol të shënuar…

Që Inter të thyhet nga Milan 1-2 në derbi, këtu ska asgjë të keqe por nëse udhëton brenda një’dite’ në kampionatet e europës, ndjen se futbolli i skuadrave të mëdha ka nisur të lëkundet ndjeshëm.

Në fakt blofe ka pasur përgjatë gjithë historisë futbollistike por ‘biznesi’ me këtë lojë magjike, ardhur edhe nga përqasja e re me COVID-19 dhe një sërë faktorësh rreth ‘topit’, e ka tjetërsuar disi.

La Liga dy blofe nga më të padëgjuarat… Kadizi debutues, në një ditë pa ‘re’, vjen në ‘Alfredo Di Stefano’ (Madrid) dhe mund Realin e madh të mbretërimit futbollistik në Spanjë, Europë e botë 0-1.

Pak orë më vonë po në Madrid shkruhet një tjetër histori e padëgjuar. Getafe edhe pse ka patur rritje nga edicioni i kaluar, mund Barcelonën po 1-0. Ndonëse futbollistët blaugrana kishin lajmëruar se ishin në konflikt me klubin (gjatë ditës u fol për një shkresë-fax nga ata drejt Bartomeut se nuk pranojnë ulje 30% të pagave), sërish Barcelona e Mesit me aq famë nuk i lejohej blofi.

Premier, Çelsi skuadra që ka investuar më shumë se çdo klub këtë verë në merkato, ndalet 3-3 në Londër nga Suathempton.

Seria A, Juventus ndalet po në barazim 1-1 nga Krotone. Gjithësesi, fitorja e Sampdorias ndaj Lacios 3-0 i vë kapakun blofeve italiane. paçka se dhe 4-1 i Napolit ndaj Atalantës, ha diskutim…

Ka dhe rezultate të tilla si 6-3 në kampionate elitare si ai i Belgjikës mes Bearshot dhe Sint Truiden apo 5-2 ndërmjet Cercle Bryzh- KKA Gent.

(Në foto poshtë: Kadiz që dje bëri historinë e tij duke mundur Realin 0-1)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!