Prishtina pret Besën, në fushë dhe Llapi-Drenica

Prishtina-Besa Pejë dhe Llapi- Drenica dy sfidat e sotme në Ipko Superligën e Kosovës duke nisur nga ora 14:00.

Zekirija Ramadani teksa zëvëndësoi Armend Dallkun (Dallku i është bashkuar Dukagjinit) pak javë më parë në stol, ka gati formacionin më të mirë të mundëshëm ndaj pejanëve debutues.

Me interes aktivizimi i treshes nga Superiorja, si Gentian Muça, Sabien Lilaj apo Enis Gavazaj. Prishtina këtë edicion të ri nuk e ka nisur ashtu si pritej. Në 4 takime ka 1 fitore 1 humbje dhe 2 barazime.

Edhe te Llapi pritet të hidhen në fushë dy ish-lojtarët e Kategorisë Superiore Eglentin Gjoni dhe Ardit Peposhi. Te Drenica, Valdo Zeqaj ka shanse të jetë në fushë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!