Oto Xhon tre gola për Prishtinën, Llapi mbetet në fund

Ipko java e 6: Prishtina- Besa Pejë 4-0, Llapi- Drenica 0-1

Në kuadër të javës së gjashtë në Ipko, Superligën e Kosovës Prishtina shpartallon Besën e Pejës 4-0 ndërsa Drenica fiton në shtëpinë e Llapit 0-1.

Llapi po habit jo pak në Ipko pasi askush nuk e priste një start aq zhgënjyes. Në 5 javë skuadra ka 1 pikë dhe mban vendin e fundit. Edhe sot skuadra doli pa pikë në sfidën me Drenicën nga Skënderaj. Një gol nga tahiri në të 53-ën i dha tri pikë të vyera ekipit të Drenicës.

Oto Xhon jep spektakël te sfida Prishtina- Besa. Ish sulmuesi i Skënderbeut shënoi tre gola nga 4 që skuadra kryeqytetase i shënoi debutuesës nga Peja.

Ndërkaq nesër në 13 :30, luhet derbi i Gjilanit mes Gjilanit dhe Dritës dhe Trepçia’89-Feronikeli (14:00).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!