Mungoi në ceremoni, Starova me COVID

sportiim2

Mungoi në ceremoni, Starova me COVID-19

Sulejman Starova, Ilir Lame, Ylli Shehu dhe Mikel Janku (pas vdekjes) u nderuan dje nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”.

Por ajo që bëri jo pak përshtypje ishte mungesa e Starovës në ceremoni. U tha se kishte probleme shëndetësore por askush nuk e përmendi ‘diagnozën’.

Mësohet se arsyeja e vetme pse Starova ka deleguar të bijën në ceremoni, lidhet me faktin që ‘Sula’ së bashku me bashkëshorten, janë testuar pozitiv për COVID-19.

Starova:

“Jam pozitiv me COVID-19. E kisha të pamundur të lëvizja për të marrë pjesë në ceremoni. Bashkë me bashkëshorten po qëndrojmë në izolim pasi edhe ajo është pozitive. Tani jam mirë por ditët e para ka qenë e vështirë, me kollë dhe temperaturë”, mësohet të jetë shprehur Starova

?>