Kombëtarja e moshave ‘vizitë’ kampionëve të Tiranës
Pasi mundi 6-1 Apoloninë dy ditë më parë, sot testi e dytë miqësor për U21 të Bushit me Tiranën.
Në “Selman Stermasi” të kryeqytetit, sot djemtë e Alban Bushit provojnë forcat me Tiranën kampione në fuqi në një ndeshje e cila pritet të dhurojë spektakël.
Në 16:00, skuadra kuqezi e moshave e cila po kalon një formë të shkëlqyer sportive ka gati miqësoren numr 2 me ekipe te Superiores.Dueli nis në orën 16:00 dhe transmetohet në televizionin RTSH 2.
Muçi, Çelhaka e Ismajlgeci janë të grumbulluar në ekipine Shpresave ndërsa Toshevski e Bekaj me kombëtaret e tyre.
Nga ana tjetër edhe kuqezinjtë e vegjël kanë pësuar tkurrje. Vrioni, Çokaj, Mersinaj dhe Kallaku, i janë bashkuar Kombëtares A.