Në Elbasan, Partizani në ‘gjenerale’…
Partizani ka ftuar sot Strugën për tu testuar për herë të dytë mes tyre. Kësaj radhe në Elbasan.
Në kompleksin ‘Pepa’, skuadra e Ilir Dajës pasi ka fituar në Strugë me Struga Trim&Lum 1-2 sot kanë përballjen numër dy brenda një harku kohor të shkurtër.
Kështu, në komplesin “Pepa” duke nisur nga ora 16:00 Partizani me merkato të bllokuar, pritet të luajë ‘gjeneralen’ përpara se skuadra por dhe simotrat e tjera të nisin edicionin e bojkotuar që në 12 shtator.
Në këtë miqësore, trajnerit Daja i janë kthyer dy lojtarë te të cilët tiranasi 54 vjeçar beson fort. Asani e Belica, konsideruar pika të forta të ‘kuqe’, kanë kaluar problemet fizike dhe janë gati për të luajtur.
Gjithësesi, Partizani do vuajë mungesën e Alban Hoxhës me portierin që gjëndët në Almati me kuqezinjtë për takimin e Nations (Grupi C4) me Kazakistanin vendas.