Alarm në Kombëtare, mungon gjysma e grupit…

Skuadra Kombëtare e Shqipërisë përpara dy takimëve me Kazakistanin dhe Lituaninë, në një situatë anormale. Me miqësorëe anuluar me Armeninë, parashikuar për në 7 tetor, tani vemendja e teknikut Reja përqëndrohet te dy sfidat për Nations League.

Kaos total.

Përpos listes që vetë Reja e bëri çorap me afrime dhe ftesa të ndaluara për disa futbollistë me peshë në Kombëtare, vjen edhe pengesa për disa nga lojtarët e tjerë që figuronin në listën paraprake.

Është vetë FSHF e cila njofton se lojtarë si Berisha e Strakosha nuk janë të gatshëm për arsye dëmtimi ose moslejimi për të udhëtuar.

Por as Vrioni, Ramadani, Kamberi, Selahi dhe sidomos Klaus Gjasula ndër shtyllat e mesfushës, nuk lejohet të udhëtojnë drejt Shqipërisë. 

Njoftimi i FSHF:

Lista e Kombëtares shqiptare për dy ndeshjet e Nations League ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë do të pësojë sërish ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve që janë hasur me klubet.

Etrit Berisha, Ylber Ramadani, Florian Kamberi, Lindon Selahi dhe Klaus Gjasula nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e radhës, pasi nuk lejohen nga klubet të dalin jashtë vendeve respektive.

Ndërkaq, edhe Giacomo Vrioni nuk është lejuar për momentin për shkak të kufizimeve dhe nëse klubi i tij, Juventusi do t’i japë leje ai mund të bashkohet me kuqezinjtë të mërkurën mbrëma ose të enjten në mëngjes.

Edhe portieri Thomas Strakosha ka shfaqur probleme fizike dhe është në pikëpyetje për ndeshjet e tetorit. Për këtë arsye trajneri Reja ka vendosur të thërrasë portierët Alban Hoxha dhe Gentian Selmani.

Probleme fizike ka shfaqur edhe mbrojtësi Jon Mersinaj, i cili është duke u monitoruar nga stafi mjekësor vazhdimisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!