Gjilani e Ballkani pa gola…

Ipko, java e tretë: Gjilani- Ballkani 0-0

Sot në Gjilan është luajtur ndeshja më e rëndësishme javës së tretë në Ipko të Superligës së Kosovës. Në terren u panë dy ekipet që edicionin e kaluar diskutuan titullin kampion që në fakt e fitoi e treta në garë, Drita.

pritej që sfida të ishte e luftuar dhe në fushë u pa vërtetë një ndeshje emocionuese deri në fund. Gjithësesi, asnjëri nga teknikët si mezani i gjilanit ashtu dhe Munishi i ballkanit, nuk gjetën modulet fituese.

Pas tri ndeshjeve, Gjilani i përforcuar me futbollistë kryesisht nga Kategoria Superiore, mbetet në kuotën e 4 pikëve ndërsa ballkani sheh lart pasi ka 7 pikë dhe ndan kreun me Arbërinë.

Dje Feronikeli- Drenica 2-2, Trepçia’89- Llapi 1-0. Prishtina-Drita është shtyrë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!