Kriza, Shalke shkarkon trajnerët…

Shalke po vuan, skuadra gjermane në dy takime merr 11 gola. Mbrojtja nën akuzë. Klubi paraprakisht largon gjithë stafin teknik.

Njëmbëdhjetë gola të pësuar në dy ndeshje. Një humbje shumë e rëndë (0-8) në Mynih, së cilës iu shtua edhe humbja në shtëpi kundër Verder Bremen në Gelsenkirchen 1-3.

Shalke 04 është në krizë të plotë. I fundit në Bundesligë pas dy ndeshjeve, por mbi të gjitha pa lojë dhe me një mbrojte që pëson shumë lehtë.

Amerikani i lindur në Frankfurt, Vagner, ishte trajner i Shalkes deri dje, pasi sot, së bashku me ndihmësit Kristof Buhler dhe Frank Frohling, janë shkarkuar nga detyra.

Ndërkaq klubi i famshëm gjerman, ka njoftuar se për emërimin e stafit të ri teknik, do njoftojë ditët në vijim.

Deklarata e klubit:

“Të gjithë kishim shpresuar se mund t’i kthenim gjërat në sport së bashku me David Wagner. Fatkeqësisht, dy javët e para të sezonit të ri nuk dhanë performancën dhe rezultatet e nevojshme, ”shpjegon Jochen Schneider, Drejtori i Sportit dhe Komunikimit.

Prandaj kemi vendosur të marrim rrugën e një fillimi të ri përsa i përket personelit. Pavarësisht rezultateve zhgënjyese, ky vendim ishte gjithçka por i lehtë për ne. Falënderimet e mia shkojnë për David Wagner, Christoph Bühler dhe Frank Fröhling, të cilët bënë gjithçka çdo ditë derisa u lanë të lirë për ta kthyer Schalke 04 në rrugën e suksesit.

FC Schalke 04 do të informojë për pasardhësin në ditët në vijim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!